Fotolajm/ Pas debateve, Kiara fal dhe përqafon Efin. Vajzat qajnë dhe pajtohen

Që pas ditës së shtunës, kur Efi dhe Kiara u bënë sërish banore në ”Big Brother Albania Vip 2”, vajzat kanë qenë të distancuara nga njëra-tjetra, ku madje ka patur dhe debate mes tyre.

Kiara ka akuzuar atë se ka përdorur imazhin e saj për famë, ndërsa Efi nuk e pranon një akuzë të tillë, ku shpesh herë debatet e tyre kanë qenë mjaft të forta.

Por mesa duket këto keqkuptime mes vajzave kanë marrë fund. Efi dhe Kiara më në fund janë pajtuar. Ato shihen të dyja me lot dhe të përqafuara, ku duket se kanë lënë pas krahëve problemet që kanë pasur me njëra-tjetrën.

SHKARKO APP