Fotot e shtatzanisë të Candice Swanepoel “çmendin” fansat
Pak ditë para Krishtlindjes modelja e famshme e “Victoria’s Secret” lajmëroi se është në pritje të ëmbël.
Ajo ka marrë qindra e urime në foton ku shkruan vetëm, ‘#2’ e cila nënkupton se ajo është shtatzënë me fëmijën e dytë. Ky lajm erdhi vetëm një muaj sfilatës së famshme ku Candice, si një ndër ëngjëjt kryesorë, parakaloi disa herë në shfaqjen që u mbajt në Shanghai.
Momentalisht ajo po shijon pushimet në Brazil së bashku me mikeshën e saj, modelen Doutzen Kroes. Ato kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa foto të ëmbla me bikini ku shfaqet Candice me barkun e fryrë. Këto shkrepje që kanë tërhequr vëmendjen e fansave janë bërë virale dhe janë komentuar pafundësisht si në rrjetet sociale ashtu edhe në median rozë.
Vitin e kaluar ajo solli në jetë djalin e saj Anacan i cili duhet theksuar se i ngjan shumë. Afrikania është në një lidhje të gjatë me modelin Herman Nicoli me të cilin edhe pse do të bëhen prindër për herë të dytë, endev nuk e kanë kurorëzuar mardhëniën e tyre.