Fotot intime/ Genta: Pas Big-ut rashë në depresion, kurse familja…

Të gjithë e mbajnë mend Genta Gjalpin dhe pjesëmarrjen e saj në Big Brother Albania. Së fundmi ajo ka folur lidhur me eksperiencën e saj pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Genta ka treguar se për shkak të publikimit të fotove intime me të dashurin në momentin kur ajo ishte brenda “Big Brotherit”, e ka përjetuar keq eksperiencën e saj. Nga ana tjetër, ajo u shpreh se kur kishte dalë kishte rënë në depresion dhe nuk kishte pasur guxim që të shihte familjarët në sy.

”Kam qenë e padjallëzuar dhe nuk e dija ç’më priste. Kur kam dalë kam qënë në depresion për disa gjëra që kanë ndodhur aty. E kam përjeturar shumë keq. Kur isha brenda ndodhën disa gjëra jashtë nga një lidhje e ime romantike jashtë. S’i dilja dot para familjes dhe njerëzve të tjerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?