(Fotot) Performanca “live”/ Anxhela Peristeri i “vë flakën” skenës së Eurovision-it
Në Roterdam të Holandës sot po zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit evropian të këngës.
Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri, me këngën “Karma”.
Këngëtarja performoi e 11-ta në radhë, duke ndezur skenën e Eurosong-ut me vokalin e saj.
Anxhela këndoi shqip dhe interpretimi u shoqërua me lëvizjet e saj sensuale dhe efekte vizuale të menduara në detaje. E veshur me një fustan të shkurtër plot shkëlqim, artistja emocionoi publikun shqiptar, që pret tashmë me emocion nëse do të kualifikohemi në finale.
“Ishte një performancë e shkëlqyer, me kaq shumë njerëz, në këtë skenë. Jam shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur tani. Faleminderit Eurovision!”, u shpreh 35-vjeçarja, për faqen zyrtare të festivalit, në përfundim të shfaqjes.