Franca fiton ”Junior Eurovision”, Shqipëria shkëlqen në vendin e 6-të
Franca ka fituar festivalin ”Junior Eurovision 2025”, kurse Shqipëria e përfaqësuar nga Kroni Pula me këngën ”Fruta Perime” doli në vendin e 6-të. Kroni arriti të ngrejë peshë sallën me spektatorë. Energjia e saj vokale dhe skenike u prit me duartrokitje të forta, ndërsa në plate nuk munguan as flamujt kuqezi që valëviteshin në mbështetje të saj. E veshur me plot stil dhe e shoqëruar nga katër bashkëmoshatare që plotësuan numrin artistik me një koreografi dinamike, Kroni dëshmoi talentin e saj duke përfaqësuar denjësisht ngjyrat e flamurit.

KOHA JONË SONDAZH

