Frika nga koronavirusi, këngëtarja e njohur anulon dasmën e saj
Vetëm dy ditë më parë, këngëtarja Katy Perry zbuloi në videoklipin e saj të ri se është shtatzënë për herë të parë.
Ajo dhe partneri, Orlando Bloom, do të bëhen së shpejti prindër dhe ndihen si në qiellin e shtatë për faktin që po presin një fëmijë.
Katy tregoi barkun e rrumbullakosur në fund të videoklipit dhe kaq mjaftoi që lajmi të bënte bujë të madhe në rrjet.
Barku i këngëtares dallohej qartë, teksa ajo kishte mbështetur të dyja duart mbi të duke e përkëdhelur.
Dyshja sigurisht që e ka menduar edhe dasmën, mirëpo tashmë po i pengon epidemia e përhapur në të gjithë botën.
Për shkak të virusit Covid-19, Katy dhe Orlando kanë menduar ta shtyjnë në një tjetër moment dasmën e tyre.
Me siguri i pranishëm në ceremoninë e dasmës do të jetë edhe bebushi i tyre, pasi këngëtarja ka zbuluar se fëmija do të lindë në muajt e verës.
Kur u pyet si ndihet që do të bëhet nënë, Perry u shpreh se e pret me padurim këtë moment, si dhe tregoi që ndjen një lehtësim të madh tashmë që mundi të ndajë me botën të rejat mbi jetën e saj.