Fshihet fotografia nudo e aktorit të ndjerë, Facebook kërkon falje

Rrjeti social Facebook ka kërkuar falje që ka fshirë fotografitë nudo të aktorit të ndjerë Burt Renolds.

Ai ndërroi jetë para pak ditësh në një spital të Floridës pas një sulmi në zemër. Përdoruesit e Facebook mendonin se ishte qesharake që fotot ku Burt shfaqej nudo të fshiheshin për rregullat e lakuriqësisë.

Një zëdhënës për rrjetin social bëri një deklaratë të premten ku kërkoi falje duke thënë se fotografitë u fshinë në nder të aktorit, i cili ndërroi jetë në moshën 82 vjecare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Imazhi i vitit 1972 tregon Burt të ulur mbi një qilim ku krahu i tij mbulon zonën intime. Kjo ishte hera e parë që Cosmo fotografonte një njeri të zhveshur prandaj mbeti në kujtesën e njerëzve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?