Futbollisti shqiptar me Luiz Ejllin, ja mesazhi që i dërgoi me ”Big Love”

Personazhet e njohur janë kthyer tifozë të konkurrentëve të ”Big Brother Albania Vip 2”. Luiz Ejlli është një nga ata që ka fansat më të shumtë dhe kjo shihet edhe nga mesazhet që herë pas herë i dërgojnë në mënyra të ndryshme brenda shtëpisë.

Së fundmi, ka qenë Armando Broja ai që ka suprizuar këngëtarin. Te rubrika “Big Love”, aty ku banorët lexojnë mesazhet që i vijnë nga fansat e tyre, është sulmuesi i Chelsea-it dhe njëkohësisht i kombëtares shqiptare që shkruan. Ai mbështet publikisht Luizin bashkë me familjen e tij.

“Luiz të përshëndesim. Je më i miri. Të ndjekim çdo ditë. Familja Armando Broja Londër”, shkruhej në mesazhin drejtuar këngëtarit të njohur.

SHKARKO APP