Futet me dhunë në banesën e Taylor Swift, ja arsyeja e 38-vjeçarit

Një mashkull i moshës 38-vjeç ka hyrë me dhunë në rezidencën e Taylor Swift në Beverly Hills.

Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik udhëtoi nga Colorado vetëm për të takuar këngëtaren e famshme. Pasi është arrestuar nga policia, individi kërkonte të lirohej dhe të dërgohej sërish në Banesën e Swift.

Ai pretendonte se duhet ta takonte patjetër këngëtaren pasi kishte bërë një rrugë shumë të gjatë deri në shtëpinë e saj dhe nuk mund t’i shkonte dëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht Taylor nuk ndodhej në rezidencë në momentin e ngjarjes por kjo është hera e dytë brenda një jave që dikush arrin të kapërcejë kangjellat dhe të hyjë në banesën e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?