Fyeu të fejuarën e Princ Harry-it, modelja e njohur e pëson keq

Modelja Jo Marney, e dashura e një deputeti britanik të djathtë ka dërguar disa mesazhe fyese ndaj të fejuarës së princit Harry, Meghan Markle. Pas publikimit të mesazheve i dashuri i saj deputeti Henry Bolton, deklaroi ndarjen, pasi nuk mund të rrinte me një person që ka të tilla mendime raciste, të cilat nuk përputhen me parimet e partisë së tij.

Mesazhet duhet theksuar se kishin përmbajte të fortë fyese, ajo e kishte cilësuar Meghan si ‘zezake’, ‘truvogël’ dhe kishte shkruar më tej se: Meghan do të pushtoje familjen mbretërore me farën e saj të zezë.

Marney ishte edhe pjesë e partisë, por pas publikimit të mesazheve u përjashtua prej saj.

Epo duket se Marney ka gjetur të ‘zihet’ me njeriun e gabuar.

SHKARKO APP