Gafa dhe perla? Rudina Magjistari i përgjigjet kritikave
Në këto ditët e fundit, prezantuesja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka qenë trend në rrjete sociale. Kështu Rudina i kushtoi një postim të gjithë njerëzve që sipas saj “habiten nga natyralja dhe spontaniteti”. ”Mesa duket ka aq falsitet e injorancë, sa të jesh vetvetja dhe të bësh një television natyral, siç ka qenë filozofi e imja gjithë jetën, duket herezi”.
“Kaq i rrallë është spontaniteti në këtë vend, natyralja, e vërteta, sa habiten kur e ndeshin. Dhe i duket se ç’gjëmë ka ndodhur! Mesa duket ka aq shumë falsitet e injorancë, sa të jesh vetvetja dhe të bësh një televizion natyral, siç ka qenë filozofi e imja gjithë jetën, duket si herezi. Në vend që të kenaqeni e të shijoni një komunikim joskematik, protestoni se sa poshtë ka rënë televizioni. Po turp, s’ju vjen?!”.
Më tej, ajo u ndal te ato që njerëzit i quajnë gafa. Së fundmi, gjatë një komunikimi me këngëtaren Nertila Koka, Rudina u shpreh se Koka ka dy vajza dhe një djalë. Nertila e trajtoi me sportivitet duke thënë se ”djali është qenushi i saj”. Pra, nuk ka djalë. Fill pas kësaj nisën edhe memet në rrjete sociale. ”I quani gafa, po nga ato të gjithë bëjmë e të gjithë qeshim me njëri-tjetrin. Kurse unë do t’i quaja perla more të uruar, sepse na e rrëmbejnë një buzëqeshje gjatë ditës”. Rudina theksoi se ato çfarë në internet konsiderohen si gafa, gjejnë shpjegim edhe te orët televizive në transmetim dhe intensiteti i punës.
”Sigurisht, ndryshe nga tuajat, apo edhe nga ata që bëjnë një program një ditë të vetme në javë dhe kanë kohë ta krasisin siç duan, ato të miat kanë më shumë vizibilitet, sepse gjërat janë të lidhura: orët televizive në transmetim, intensiteti, publiku, audienca, shtrirja në vite e programit dhe sidomos po të kthehet në objektivin tuaj, sigurisht që duken shumë. Nqs s’e keni kuptuar akoma, unë BISEDOJ me te ftuarin kur e intervistoj, sepse nuk jam dhe s’dua aspak te bëj gazetaren e lajmeve dhe te qenurit spontan është tek unë nje kriter i rëndësishëm i zhvillimit të programit. Kush ka punuar me mua, e di mirë sa s’më pëlqen t’i parapërgatis situatat në program, por insistoj që gjithçka të ndodhë në mënyrë origjinale direkt në transmetim. Dhe ky është stili im unik i të bërit televizion, këtu e gati 30 vjet”.
Më tej shtoi:
”S’po merrem pastaj me rastet, kur unë vetë i ngacmoj të ftuarit me humor dhe ata ‘të mprehtët’, që janë mësuar vetëm me standardin e humorit të hungërimave, e quajnë si lajthitjen e radhës. E di që shumë prej jush do thonë ‘po ç’merreh me ta! S’ia vlen!’. Po ja, që duhet të shkruaj pikërisht për ta që të lexojnë dhe kuptojnë se televizioni në fund fare është ARGËTIM, përveçse INFORMIM dhe EDUKIM. Dhe jam krenare që program im i përmban denjësisht të gjitha këto. Shumë prej jush kanë mësuar pafund nga ky program, ku është prekur çdo lloj teme e dhënë, këshilla e mësime në të gjitha format me shumë përkushtim dhe kjo mua më përmbush. Pavarësisht se është dëshpërues fakti që jeni bukëshkalë e të paedukuar. Ju dashakeqë, që kujtoni se po bëheni interesantë, uroj t’ju hyjë ndonjë gjë në kokë nga këto, se po s’hyri në kokë do hyjë në këmbë…Jeni thjesht ca paçavure për të vrarë kohën”.
https://www.instagram.com/p/B_-gebUDGxw/