Gangsterët shqiptarë me Unikatilin do ‘pushtojnë’ kinematë botërore
“Albanian Gangster” është filmi më i ri shqiptar që shumë shpejt do pushtojë kinematë botërore. Regjisori dhe skenaristi i këtij projekti, Mathew Brown dhe protagonisti John Rezaj kanë rrëfyer në studion e “Why Not” nga Roza Lati se si filloi gjithçka.
John Rezaj është shqiptar nga Vermoshi që ka jetuar në Amerikë prej 40 vitesh.
Ata treguan se të dy kanë kaluar aq kohë bashkë sa në xhirime nuk ishte aspak i nevojshëm skenari dhe çdo gjë është bërë në mënyrë spontane.
Mathew Brown: Kam kaluar shumë kohë duke kërkuar thellë në kulturën shqiptare dhe kuptoja që po të bëja një film për Albania Gangster, do të duhej të takoja djemtë e duhur. Kështu takova 10-15 persona si fletët e qepës derisa takova këtë djalë, Johnin. Që ditën e parë që u takuam, ishte dita më e çmendur. Kështu që qëndruam bashkë për 2 vite, nga 2-3 ditë në javë si të martuar. Gjatë kohës që dilnim për tu argëtuar, unë kuptova se fiks një muaj para xhirimeve, mu duk sikur më mungonte diçka. Skenari është inspiruar nga ngjarje të vërteta. Ajo që bëra ishte thjesht ti lidhja mirë me njëra-tjetrën për të bërë një film të bukur. Kështu mblodha materiale dhe i ktheva drejt këtij psikopati të çmendur që është këtu pranë meje. Kështu bashkë realizuam filmin. Automatikisht improvizuam gjithë dialogun.
John Rezaj: Kur kemi xhiruar, e hodhëm skenarin. Ishte gjithçka spontane. Kemi ndejtur aq shumë bashkë, sa di gjithçka.
Ndërkohë, kolonë zanore e këtij filmi do jenë shtatë këngë të mbretit të rapit shqiptar, Unikatil. Regjisori ka zbuluar përse zgjodhi pikërisht këtë artist.
Mathew Brown: Sepse unë kam takuar Unikatilin para se të takoja Johnin. Prej tij, u takuam me njëri-tjetrin në Los Anxhelos. Gjëja më e çmendur është se kur po shkruaja filmin, por kërkoja elemente që hynë thellë në shpirtin dhe ndjenjat njerëzore shqiptare dhe kështu gjeta në Youtube këngët e Unikatil. Kështu një djalë që luajti në film më tha, oë paske dëgjuar Unikatil, ai është i njohur në Shqipëri. Më tha mund ta takosh, pasi ruajtëm kontaktet ai më tha: Kjo është muzika ime, do të të jap 7 këngë.
Gjatë bisedës, Mathew sqaroi se leximet për krimet dhe mafien e bëri që të sillte një film pikërisht për gangsterët shqiptarë.
Mathew Brown: Sepse po lexoja për arrestimet e viteve 2000 dhe mu duk sikur gjeta ar për kinemanë. Nuk ishte vetëm për dhunën, por edhe për lidhjet si Kanuni, Besa. Gjëja më e keqe në këtë kulturë është të jesh spiun.
KOHA JONË SONDAZH

