”Gangsterja e Elbasanit”: Dua të pastroj imazhin tim

Trejsi Sejdini, pak muaj më parë u shpall “Miss Univers Albania” dhe këtë herë ka folur për nofkën që i kanë vënë lidhur me një ngjarje të së shkuarës, ku u përfshi në një sherr me disa të rinj. Në një intervistë për “Panorama Plus” Trejsi është shprehur se pseudonimi “Gangsterja e Elbasanit” është diçka që ka ndodhur për shkak të papjekurisë së adoleshencës.

Ajo gjithashtu ka theksuar se kurora e “Miss Universe” është shumë e rëndësishme për të dhe se do të përpiqet të krijojë imazhin e një vajze elegante, me sharm dhe të përfaqësojë femrën në kuptimin e plotë të fjalës.

”Gabimet në adoleshencë mund t’i ndodhin çdo njeriu. Rëndësi ka që gjëra të tilla mos të përsëriten më dhe të kem një imazh sa më të pastër, që bota jashtë të më njohë për këtë që jam. Dua të njihem si vajza që përfaqëson ashtu siç duhet Shqipërinë në botë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me peshën e kurorës së “Miss Universe” që mban në kokë, ajo përgjigjet: “Kurora e ‘Miss Universe’ ka një peshë të madhe për mua, që gjithashtu më rrit edhe përgjegjësinë para vetes dhe publikut. E lë te koka e krevatit që ta shikoj çdo mëngjes kur zgjohem”. Në lidhje me natyrën e saj si femër, ajo lë të kuptohet se: ”Do mundohem të nxjerr në pah sharmin, elegancën, klasin tim. Pra, të përfaqësoj femrën në plot kuptimin e fjalës”, ka thënë modelja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?