Gazetari i kërkon dorën tek i ati, Era Rusi: S’jam për të mbushur krevatin
Këngëtarja shumë e dashur dhe e njohur për publikun, Era Rusi ka marrë një propozim live disi të pazakontë në emisionin e së Diellës. Gazetari dhe moderatori Ervin Kurti e ka ngacmuar Erën dhe publikisht i ka kërkuar dorën babait të saj. “Babain e Erës e kam takuar te ditëlindja e saj dhe e kishte me shumë merak. Po të them publikisht, unë kam shumë vite që jetoj vetëm, kam një krevat dopjo, duhet mbush ai krevati. Do vish të jetosh me mua?”, e pyeti Ervin Kurti. Era menjëherë i ka kthyer përgjigjen epike: “Pse çfarë jam unë mbushësja e krevatit tënd?, duke shkaktuar plot të qeshura në studio.