Gazetari sherr me modelen: Je poshtërim për figurën e femrës
Modelja dhe aktorja e njohur, Emily Ratajkowski njihet për fotografitë provokuese në rrjete sociale, për të cilat kritikohet shpesh.
Gazetari britanik, Piers Morgan ka komentuar paraqitjen e saj në një video ku shfaqet me bikini sipër një tavoline, e mbuluar me makarona duke e konsideruar si pamje aspak feministe dhe poshtërim për figurën e femrës.
Pas kësaj, Emily bëri një postim në Tëitter duke shkruajtur: “Asnjëherë nuk kam thënë që video ka pikëpamje feministe. Por tani ia vlen ti them femrave që ajo cfarë bëjnë me trupin dhe seksualitetin e tyre është vetëm seksizëm klasik. Unë mund të kem mendime për femnizmin dhe të vazhdoj të bëj fotografi seksi.”
Nuk mungoi reagimi i gazetarit që thoshte se Emmeline Pankhurst nuk luftoi për të drejtën e femrës që modelja të hidhej gjysmë e zhveshur mbi një tavolinë me makarona dhe më pas të ankohej se meshkujt e shohin si objekt seksual.
Gjithashtu gazetari shtoi se nuk do donte që e bija të frymëzohej nga një femër si Emily për pak famë dhe pëlqime në Instagram.