Gazetari sherr me modelen: Je poshtërim për figurën e femrës

Modelja dhe aktorja e njohur, Emily Ratajkowski njihet për fotografitë provokuese në rrjete sociale, për të cilat kritikohet shpesh. Gazetari britanik, Piers Morgan ka komentuar paraqitjen e saj në një video ku shfaqet me bikini sipër në tavolinë, e mbuluar me makarona duke e konsideruar si pamje aspak feministe dhe poshtërim për figurën e femrës. Pas kësaj, Emily bëri një postim në Twitter duke shkruar: “Asnjëherë nuk kam thënë që video ka pikëpamje feministe. Por tani ia vlen t’u them femrave që ajo cfarë bëjnë me trupin dhe seksualitetin e tyre është vetëm seksizëm klasik. Unë mund të kem mendime për feminizmin dhe të vazhdoj të bëj fotografi seksi”. Nuk mungoi reagimi i gazetarit që thoshte se Emmeline Pankhurst nuk luftoi për të drejtën e femrës që modelja të hidhej gjysmë e zhveshur mbi një tavolinë me makarona dhe më pas të ankohej se meshkujt e shohin si objekt seksual. Gjithashtu gazetari shtoi se nuk do donte që e bija të frymëzohej nga një femër si Emily për pak famë dhe pëlqime në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?