Gazetari turpëron Taylor-in: Bën mirë të shkosh të lahesh

Pasi kërceu mirë e mirë në skenë për orë të tëra, këndoi dhe kënaqi mijëra të ftuar, Taylor Swift- i si çdo qenie njerëzore djersiti pak, pak si shumë.

Ashtu siç ishte, pa e vrarë shumë mendjen shkoi dhe dha një intervistë për gazetarin e BBC, Greg James. Ky i fundit nuk po e mbante dot, ndaj duroi sa duroi dhe në bisedë e sipër i tha këngëtares: “Mendoj se tani duhet të shkosh të bësh një dush.”

https://twitter.com/Swift_Alert/status/1000836911508983809?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.anabel.al%2Fartikull%2F34603%2Fpa-prit-pak-gazetari-i-thote-taylor-it-te-shkoje-te-lahet%2F

Swiss Digital Desktop Reklama
 “Kështu mendoj dhe unë. As nuk ofendohem fare.” u përgjigj Taylor, që duket se nuk e mori dhe aq keq.

Por njerëzve s’u doli inati. Aq u desh dhe interneti u ndez për të 2893721983891279127 herë. Për ta, ajo që Greg tha ishte e patolerueshme, fyese dhe shumë e rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk mund ta besoj se dikush ka guximin të shkojë t’i thotë Taylor Swift- it të shkojë të lahet në intervistën e saj të parë në 2 vite.”

“Taylor Swift po planifikon ndërkohë këngën e saj hakmarrëse ndaj Greg James- IT.” shkruajti dikush nisur nga këngët e shumta të Swift- it veçanërisht për ish- at.

“Më fal pak? Nuk mund të shkosh t’i thuash Taylor Swift- it se ka nëvojë të bëjë një dush. Si guxon!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?