Gazetarja italiane: Aktori Gabriel Garko ka marrë 60 mijë euro, për të thënë se është…
Një deklaratë e gazetares italiane Selvaggia Lucarelli, ka shkaktuar debat në rrjete sociale. Ajo ka thënë se aktori Gabriel Garko ka marrë 60 mijë euro për të pranuar se është gay. Sipas gazetares aktorit i janë dhënë 30,000 € për rrëfimin në Big Brother dhe 30,000 € për daljen e tij në emisionin “Verissimo”.
“Garko dëshironte të ndihej i lirë, por ai e bëri këtë gjë, sipas burimeve të mia, për 30,000 € për rrëfimin në Big Brother dhe 30,000 € për daljen e tij në emisionin “Verissimo”. Sa e vërtetë mund të jetë? Nuk e di“, tha Selvaggia. Pas kësaj deklarate aktori nuk ka dhënë asnjë reagim.
Pak ditë më parë Gabriel Garko zbuloi publikisht se është homoseksual para miliona shikuesve në ”Big Brother Vip”. Gjithashtu, aktori deklaroi se historia me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka pasur një fejesë nga viti 2015 deri në 2018, nuk ishte e vërtetë.