Gazetarja pushohet nga puna pasi pranon që punon si prostitutë
Prezantuesja e një programi të njohur të televizionit në Bosnje është pushuar nga puna pasi pranoi se punonte
edhe si prostitutë. Senada Nurkiç, 26 vjeç ka thënë se ashtu si cdo punë edhe prostitucioni është
profesion.
Prostitucioni është një punë si çdo punë tjetër. Nuk shoh asgjë të gabuar. E shes trupin tim për të mbijetuar
dhe të ndihmoj veten me para. Nuk shoh asgjë gabim”, kishte deklaruar ajo.
Një zëdhënës i televizionit tha se ndër arsyet ishte edhe sjellja e saj gjatë
emisionit. Prostitucioni është i paligjshëm, por Senada thotë se nuk ka frikë se mos dënohet, pasi i
dashuri i saj është politikan i fuqishëm, pa i bërë publik emrin. 26 –vjeçarja shprehet se i
përzgjedh klientët. Ata duhet të jenë të bukur e të pasur
Senada ka bërë publike edhe cmimet: 600 euro për seks me një person dhe mbi 1000 euro per seks në grup.