Genc Prelvukaj shtyn publikimin e këngës së re: Duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të UÇK-së
Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, sot do të publikonte këngën e re të titulluar “Mungon”.
Megjithatë, ai së fundmi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka shtyrë këngën për disa ditë për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur ditën e sotme në Kosovë.
Ndërkohë që i është konfirmuar aktakuza kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçit. Postimi i plotë i Prelvukajt.
“Njoftim;
Kënga Mungon e planifikuar të publikohet sot në orën 12:00, pas zhvillimeve të sotme në Kosovë shtyhet për disa ditë.
Sot duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ju faleminderit për mirëkuptim”.
Ditën e sotme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje meqë Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij, teksa sipas Kushtetutës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do ta ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e presidentit të ri.