Genta i drejtohet të dashurit: Unë jam e jotja dhe ti je i imi (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, duket se është duke e shijuar në maksimum lidhjen e saj të re. Ajo dhe biznesmeni turk Huseyin Usta, flitet se tash e sa kohë kanë filluar një lidhje të re së bashku. Këngëtarja nga Gjilani publikoi në InstaStory një fotografi të një buqete me lule, të cilën e kishte marrë dhuratë nga Huseyin. Në mbishkrimin e këtij imazhi, Ismajli nuk hezitoi t’i bëjë një dedikim prekës të dashurit, duke ia kujtuar që tashmë ia ka falur zemrën atij. “Unë jam e jotja, e ti je i imi”, kanë qenë fjalët e Gentës përkrah fotografisë.

SHKARKO APP