Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë!

Genta Ismajli po jeton momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ai nuk lë rast pa shprehur dashurinë ndaj këngëtares përmes surprizave mjaft romantike. Siç duket ata janë më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit, ndaj Genta është e gatshme që të martohet.

Disa ditë më parë, gjatë një interviste për emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës.

Së fundmi raportohet se Genta dhe Usta janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Emisioni i mëngjesit në televisionin T7, #gjesi,raporton se ka mësuar nga burime të afërta se Genta tashmë është shtatzënë në muajin e dytë.

Deri tani nuk kemi asnjë reagim zyrtar prej saj, por jemi në pritje të konfirmimit të këtij super lajmi.

SHKARKO APP