Gentiana Beqiri kritikon Rita Orën për format trupore
Rita Ora, veçse një këngëtare shumë e talentuar, komentohet në mediat ndërkombëtare dhe për fizikun e saj. Protagoniste në disa foto joshëse, ajo konsiderohet një nga këngëtaret e reja më tërheqëse dhe me trup të bukur. Megjithatë dikush mendon që Rita mund të kishte një trup shumë më të mirë. Është personal trainer-ja nga Kosova, Gentiana Beqiri, kampione ndërkombëtare, e cila kujdeset për linjat e shumë këngëtareve kosovare, por dhe grave të tjera që duan të kenë një trup të tonifikuar.
“Vetëm ta shtie në dorë dhe do e transformoj. Të shohësh tezen e Ritës ka një performancë shumë të mirë, për moshën që ka duket perfekt. Dhe Rita duket mirë normal, por ka mundësi për më shumë”, ka thënë Geta Beqiri, e cila siç ka kaluar kufijtë e Kosovës me garat ku merr pjesë e ku fiton kupa, ashtu do të dalë nga Kosova dhe me personazhet e njohur që trajnon.
Me Rita Orën nuk do shkonte shumë larg, sepse rrënjët e këngëtares janë në Kosovë.
Tezja e Ritës, Jasmina Tola është një personazh i njohur në Kosovë. Ajo është mjeke gjinekologe në Prishtinë.
Rita ka një marrëdhënie shumë të afërt me familjen e tezes dhe pse jeton në Angli. Ajo ishte e pranishme në dasmën e vajzës së tezes, Amantia që u zhvilluar në Tiranë.
Me ç’shohim të gjitha femrat e familjes janë shumë simpatike, siç është dhe mamaja e Ritës, gjithashtu mjeke.