George Clooney së shpejti në një seri televizive
Amy Powell thotë se fituesi i dyfishtë i Oscarit për pjesëmarrje në një episod do të marrë rreth 1 milion dollarë.
Aktori amerikan George Clooney kthehet në ekranin e vogël në serinë e re “Catch-22”, një përshtatje e romanit nga Joseph Heller.
Seria do të ketë vetëm gjashtë episode, i tha Hollywood Reporter Amy Powell, drejtor i Televizionit Paramount.
Ky do të jetë roli i parë për Clooneyn pas 20 vjetësh kur ishte paraqitur në rolin e serisë televizive “Emergency”.
Romani satirik i Heller u botua së pari në vitin 1961, transmeton ksp. Përshtatja e romanit për skenën e filmit më 1970 u bë nga Mike Nichols.
Figura e romanit ndjek historinë e Yossarian, bombardues i aviacionit luftarak dhe personazhe të tjerë që përpiqen të lënë ushtrinë para vdekjes së mundshme në ishullin e Pianos pranë Italisë.