George Clooney, së shpejti në një seri televizive
Amy Powell thotë se fituesi i dyfishtë i Oscar-it për pjesëmarrje në një episod do të marrë rreth 1 milion dollarë. Aktori amerikan George Clooney kthehet në ekranin e vogël në serinë e re “Catch-22”, një përshtatje e romanit nga Joseph Heller. Seria do të ketë vetëm gjashtë episode, i tha Hollywood Reporter Amy Powell, drejtor i Televizionit Paramount. Ky do të jetë roli i parë për Clooney-n pas 20 vjetësh kur ishte paraqitur në rolin e serisë televizive “Emergency”. Romani satirik i Heller u botua së pari në vitin 1961. Përshtatja e romanit për skenën e filmit më 1970 u bë nga Mike Nichols. Figura e romanit ndjek historinë e Yossarian, bombardues i aviacionit luftarak dhe personazhe të tjerë që përpiqen të lënë ushtrinë para vdekjes së mundshme në ishullin e Pianos pranë Italisë.