George Michael në 1999 dhuroi 500 mijë sterlina për kosovarët

Përveç talentit dhe trashëgimisë së vyer që ai la në muzike, George Michael  ishte një bamirës i madh. Pas vdekjes, të shumta janë dëshmitë e donacioneve të tij që publikohen ne median britanike dhe ndërkomëbatare. Ne listën e gjatë të donacioneve të tij është edhe Kosova gjatë kohës së luftës. Në 1999 këngëtari me orgjinë greke nga Qipro dhuroi 500 mijë  sterlina.

Pas lajmit të vdekjes së këngetarit George Michael më 25 dhjetor, shumë persona kanë nisur të kujtojnë bujarinë e tij, duke folur për shumë organizata bamirësie që ai ka mbështetur apo edhe individë që ai ka ndihmuar gjatë jetës së tij. Por George ishte modest dhe këtë pjesë të jetës e ka mbajtur larg kamerave apo  tabloidëve që pasqyrojnë gjithçka.

Ne listën e gjatë të donacioneve të tij është edhe Kosova gjatë kohës së luftës. Në 1999 këngëtari me orgjinë greke nga Qipro dhuroi 500 mijë  sterlina dhe vendimin e tij e dha gjatë një konference për  koncertet e bamirësisë. Të gjitha paratë e biletave të koncerteve të zhvilluara live në Londër, Nju Jork dhe Gjenevë shkuan në ndihmë të kosovarëve që u larguan nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftimeve.

“Edhe pse media e ka humbur intersin për Kosovën, atje ka ende nevojë për ndihmë. Shumë refugjatë janë kthyer në atdheun e tyre ku jetojnë pa shtëpi dhe pa pune, nuk e përballojnë sot dimrin e ashpër”, citon BBC të ketë thënë ylli i muzikës pop në një intervistë në vitin 1999.

Veprat e tij të bamirësisë shtrihen edhe në kategorinë e fëmijëve, apo edhe të prekurit me virusin HIV/AIDS. Gjatë viteve  këngëtari që u nda nga jeta në ditën e Krishlindjes, një rastësi mizore me këngën e tij Last Chrismas, ka ndihmuar edhe individë.  Prezantuesi televiziv Richard Osman zbuloi se në 2008,  Michael ndihmoi financiarisht një grua që ishte paraqitur në programin Deal or No Deal, duke i paguar të gjtihë procesin e fekondacionit in vitro.

SHKARKO APP