Geraldina Sposa-s i vjedhin fustanin (FOTO)
Po, po e kanë vjedhur. Se vidhen edhe fustane. Nuk është se kanë shkuar e kanë marrë dhe kanë ikur me vrap se i duhej, se ashtu e kishin hallin.
Akoma më keq. Kanë marrë videon e Geraldina Sposa-s, në të cilën prezantohej një prej fustaneve të koleksionit të ri, e kanë prerë pak dhe e kanë bërë të tyren. Kanë gabuar te prerja se aty diku duket edhe logo e Geraldina Sposa-s, sa një mal.
Hilenë e kanë kuptuar edhe ndjekësit, të cilët e kishin parë të njëjtin fustan pak më parë në profilin zyrtar të Geraldina Sposa-s. Çfarë historie?!/Tirana Post/