“Get Out” fiton “Spirit Awards” në prag të OSCAR

“Get out’ ka fituar çmimin “Filmi më i mirë” në edicionin e 33-të, të “Film Independent Spirit Awards”, mbajtur të shtunën në Santa Monika, në Los Anxhelos.  “Spirit Awards” është ceremonia që në 4 vitet e fundit ka parashikuar dhe fituesin e Oscar.

Vitin e kaluar filmi “Moonlight” fitoi të njëjtin ccmim para se të merrte dhe Oscar-in, po ashtu dhe “Spotlight” dhe “Birdman” në vitet e mëparshme.

Jordan Peele i cili mori dhe cmimin si “Regjizori më i mirë” i filmit horror-thrriller satirik “Get Out”, i pyetur nga gazetaret pas ceremonise mbi mundësitë që filmi i tij të fitojë dhe cmimin e madh “Oscar”  është shprehur: Ne po e shijojmë këtë moment. Kjo do të thotë shumë. Ne e bëmë këtë film me ndërprerje. Nuk e prisnim. Është e shtunë, nesër është nesër.

Peele është regjizori i parë me ngjyrë i nominuar për “fotografinë më të mirë”, “regjizori më i mirë” dhe “Skenari më i mirë”.

Jordan Peele: “Mendoj se ëshë e qartë për të gjithë në këtë sallë, anembanë vendit dhe botës që ne jemi tani në fillim të një rilindjeje. Tregimet tona nga jashtë, tregimet e njerëzve në këtë sallë, të njëjtat histori që  regjizorët e pavarur kanë treguar për vite me rradhë, po njihen dhe respektohen.”

“Film Independent Spirit Awards”,  vlerëson filmat me buxhet të ulët prej 20 milionë dollarësh ose më pak. Get Out kishte një buxhet prej 4.5 milionë dollarësh dhe mblodhi 255 milionë dollarë në arkë.

“Get Out”, është filmi që tregon historinë e një djali me ngjyrë që përjeton një makth të vërtetë kur takon familjen e të dashurës së tij të bardhë.

SHKARKO APP