Geti, fansi më i madh i Marinës, ia shpreh dashurinë duke e parë në TV (Foto)

Getoar Selimi pa dyshim se është një bashkëshort i lumtur, me një grua të suksesshme.Ylli i muzikës hip hop kohë më parë i dha fund beqarisë me prezantuesen, Marina Vjollca.
marina
Dhe, teksa besohet se ai e shtyu Marinën të shkojë një hap para në karrierë duke ndërprerë angazhimin në emisionin sportiv, për të realizuar një format tjetër në Klan, duket se vet ai po e shijon kohën duke shikuar gruan e tij.

Geti ka bërë një postim në Instagram, ku shfaqet duke e shikuar Marinën në televizion. “Pjesa ime me e bukur”, ka shkruar Geti në postimin e tij ku shihet Marina duke drejtuar emisionin. Marina prej kohësh ka nisur të realizojë emisionin “C’est La Vie”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?