Getoar Selimi merr “dhuratën” 20 milionëshe për ditëlindje
Reperi i njohur Getoar Selimi ka festuar dje ditëlindjen e tij të 36-të. Ai zgjodhi ta festonte këtë ditëlindje në Sardenja së bashku me bashkëshorten e tij, moderatoren Marina Vjollca.
Që në orët e para të mëngjesit Getoari u surprizua nga një urim i ëmbël nga Marina. Mirëpo me rastin e ditëlindjes, reperi i njohur duket se ka marrë një dhuratë shumë të rëndësishme për të.
Kënga e tij në bashkëpunim me Flori Mumajesin, “Dashni me raki” ka arritur plot 20 milionë shikime në YouTube. I kënaqur nga ky rezultat Getoari ka postuar në Instastory një foto ku tregon se pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij, kënga “Dashni me raki” ka arritur 20 milionë shikime.

KOHA JONË SONDAZH

