Gëzim i madh në familjen e sportistit shqiptar: Vijnë në jetë trinjaket
Gëzim i trefishtë për boksierin e njohur shqiptar Robin Krasniqi, i cili është bërë dajë. Me anë të një postimi në “Instagram”, kampioni i boksit ka dhënë lajmin e bukur se është bërë dajë. Motra e tij ka sjellë në jetë tre vajza duke sjellë gëzim të trefishtë në familjen Krasniqi.
Sportisti ka publikuar foton e trinjakeve duke fjetur dhe shkruan se është shumë i lumtur që është bërë dajë tre herë. “Sot u bana Dajë 3 here dhe jam jashtëzakonisht shumë i lumtur për 3 vocerraket tona. Zoti ju ruajt e u bëfshi 100 vjeçe mbesat e mija”, shkruan Robin Krasniqi.