GËZUAR 2017 – Julian Deda mallëngjehet: Nuk mund të lëviz vare-vingo, e të iki nga shtëpia
Nga Albina Gjergji
I karakterizuar nga thjeshtësia dhe humori fin, shkodrani Julian Deda ka një urim mjaft origjinal për dashamirësit e tij dhe popullin shqiptar në përgjithësi.
“Natën e Ndërrimit të Viteve do ta kaloj këtu në Tiranë me familjen time edhe për shkak të angazhimeve të mia në dy evente e që më duhet të jem i pranishëm. Pra nuk mund të lëviz nga shtëpia. Kështu që do ta kaloj këtu, ngrohtë, bukur, pa shumë shpenzime dhe pa shumë vare-vingo. Ndërkohë dua t’u uroj të gjithë lexuesve, apo mbështetësve të medias suaj të nderuar, Koha Jonë…
Gëzuar Vitin e Ri, të jetë një vit i mbarë, 2017-ta i gjettë me buzë në gaz shqiptarët, me xhepat pak më plot se 2016 dhe ajo që ka më shumë rëndësi, me shumë shëndet, harmoni në familje dhe të kenë çdo gjë të mirë që ata dhe ne meritojmë. Kështu që, gëzuar, gëzuar, gëzuar. Ju kam shumë xhan”- shprehet Juli disi i mallëngjyer, për gazetën “Koha Jonë”.