GËZUAR 2017 nga Blendi Fevziu

Nga Albina Gjergji

Orët e fundit të 2016-ës edhe gazetari Blendi Fevziu do t’i kalojë me familjen.

Por, veç këtij detaji që na e zbulon plot mirësjellje ai nuk harron të përshëndesë dhe urojë shqiptarët kudo që gjenden.

“Natën e Ndërrimit të Viteve sigurisht do e kaloj me familjen time në shtëpi këtu në Tiranë. Do dëshiroja të uroja me zemër shqiptarët e mi, që t’ia kalojnë sa më mirë në natën e ndërrimit të viteve dhe të kenë suksese gjatë gjithë 2017-ës. Do të jetë një vit jo i lehtë, flas jo vetëm politikisht, prandaj shpresojmë të kemi shëndet e mbarësi në të gjitha aspektet”, shprehet moderatori i emisionit “Opinion”, për gazetën “Koha Jonë”.

SHKARKO APP