Gianna Nannini rrëzohet në skenë

Këngëtarja ka pësuar një traumë në njërin gju’, por duhet të vazhdojë turneun e saj.

Një incident i ka ndodhur këngëtares së famshme  Gianna Nannini gjatë datës gjenoveze të turneut të saj “Fenomenale Tour”, shkruan tgcom.

Këngëtarja është rrëzuar në një nga shkallët e skenografisë, duke shkaktuar një problem të madh në gju’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rokerja, ka dashur të sigurojë fansat që do të vazhdojë turneun e saj artistik, ndaj postoi në rrjetet sociale: “Më vjen keq që ndërpreva një koncert aq të bukur, vetëm katër këngë para fundit të koncertit”, ndërkohë që tregon një video ku  transportohet me ambulancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Publiku gjenovez ishte vërtet i ekzaltuar. Fatkeqësisht, ndërkohë që ngjitesha në një shkallinë, në errësirë, u rrëzova. Do të shihemi nesër në Montichiari dhe….të gjithë ulur” ka postuar artistja, duke siguruar të gjithë fansat mbi faktin që rrëzimi nuk do të ndërpresë tureun e saj.

Pas incidentit, koncerti live u ndërpre në fakt.

Nannini u mor përsipër menjëherë nga stafi i emergjencave të cilët ishin prezent.

Gjithsesi, ndodhia shkaktoi frikë dhe shqetësim në radhët e admirueve që ishin prezentë dhe shoqëruan daljen e këngëtares me një duartrokitje të gjatë.

Gianna Nannini cade dal palco!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?