Gigi dhe Bella Hadid grabiten në Greqi, traumatizohen modelet

Gigi dhe Bella Hadid grabiten në Mikonos. Dy modelet e njohura kanë qenë duke pushuar në ishullin grek dhe apartamenti që kishin marrë me qira është grabitur teksa ato ndodheshin jashtë. Grabitësit kanë marrë bizhuteritë, veshjet, çanta, syzet e modeleve etj.

I ati i tyre, Mohamed Hadid është shprehur se vajzat e tij ishin të traumatizuara kur panë që sendet e tyre personale ishin vjedhur të gjitha.

Modelet kanë ndarë vazhdimisht foto dhe video nga pushimet e tyre në Mikonos, por jo çdo gjë ka shkuar siç mund ta kishim imagjinuar. Madje, Gigi ka reaguar, duke thënë se nuk ka për t’u kthyer më kurrë në Mikonos.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos e lejoni Instagramin t’ju bëjë për budallenj. Na grabitën. Nuk do të kthehem më kurrë atje lol. Nuk jua rekomandoj. Shpenzojini paratë në një vend tjetër”, -ka shkruar Hadid.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?