Gigi Hadid konfirmon shtatzëninë: Në festën e ditëlindjes qava shumë

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan mbi shtatzëninë e saj, modelja e njohur Gigi Hadid ka vendosur të konfirmojë vetë se është në pritje të ëmbël në një intervistë për Jimmy Fallon, “The tonight show”.

“Sigurisht që do donim ta jepnim vetë lajmin, por jemi gjithashtu shumë të lumtur për urimet dhe mbështetjen e gjithsecilit. Është diçka e bukur të qëndrojmë të gjithë bashkë në shtëpi dhe ta jetojmë këtë eksperiencë ditë pas dite, edhe pse në kohëra të vështira”, u shpreh Gigi.

Ajo ka zbuluar se tani është bërë më e ndjeshme dhe se në festë e ditëlindjes, ku zbuluan dhe gjininë e bebit, kishte qarë shumë.

SHKARKO APP