“Girls” thyen kufijtë, videoklipi i ri i Rita Orës jo i zakontë (VIDEO)

”Dua vetëm të puth vajza”, shkruhet nën rreshtat e tekstit të këngës më të fundit të Rita Orës, publikuar pak orë më parë, një bashkëpunim me shqiptaren tjetër Bebe Rexha, Cardi B dhe Charlie XCX, një projekt që ka ngritur edhe një stuhi komentesh, sidomos për vet Ritën. Në klip nuk mungojnë as skenat e nxehta e provokuese mes 4 këngëtareve të famshme.

Tabloidët britanikë shkruajnë se kënga i dedikohet modeles dhe aktores Cara Delevingne, pasi më shumë sesa një herë, vet Rita Ora ka lënë të nënkuptohet se janë më shumë se mike me njëra-tjetrën.

Cara dhe Rita, disa vite më parë ishin të pandashme, madje sipas “The Sun”, këngëtarja me origjinë shqiptare e ka quajtur modelen biseksuale “gruan” e saj. Edhe gjatë regjistrimit të këngës, Rita është shprehur se muza e saj për “Girls” ishte pikërisht Cara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tekst përmendet edhe tatuazhi i një luani, që Cara e ka tatuazhuar në gishtin e saj tregues në vitin 2013. Edhe pse marrëdhënien mes tyre, Rita dhe Cara asnjëherë nuk e publikuan, këtë herë muzika duket se flet vet.

Swiss Digital Mobile Reklama
Rita Ora - Girls ft. Cardi B, Bebe Rexha & Charli XCX [Official Video]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?