“Givenchy” rikthen Nju Jorkun dhe Parisin e viteve ’90

Moda e Parisit dhe Nju Jorkut, në fillim vitet ’90, u ndërthurën bukur mbi pasarelë, teksa Givenchy prezantoi koleksionin e ri pranverë/verë 2020, në një miksim romantik të fustaneve me lule dhe xhinseve.

Clare Waight Keller, stiliste e shtëpisë franceze të modës që prej vitit 2017, zbuloi larminë e ngjyrave, në prerje të çuditshme e të çrregullta, pjesë e koleksionit të titulluar “NY Paris 1193”.

Modelet prezantuan atë çka Givenchy sugjeron për sezonin e ardhshëm, pantallona e fustane të gjera, funde lëkure me bel të lartë, bluza të shkurtra, xhaketa, xhinse në ngjyrë të zbehur dhe padyshim lule.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Givenchy” rikthen Nju Jorkun dhe Parisin e viteve ’90

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?