Gjëja më e mirë e izolimit? Ermali: Hoqa alkoolin, po bëj punët e shtëpisë
Pandemia e Covid-19 ka izoluar në shtëpi edhe artistët. Njëri prej tyre, këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu ka folur sot për jetën e tij në karantinë, ku ka treguar se si kalon ditën. Në një lidhje në “Skype”, këngëtari i njohur tha se gjatë këtyre ditëve të karantinës, si pasojë e koronavirusit, ka mbajtur një regjim të mirë diete. Këngëtari tha se i mungon puna, publiku, por gjithsesi ndihet i kënaqur që ka shpenzuar kohë të vyer pranë familjes. I pyetur nga Edi Manushi, se çfarë ka lënë pas dore gjatë kohës së karantinës. “Kam hequr dorë nga alkooli, nuk kam pirë asnjë gotë verë këto ditë”. Po ashtu ai shtoi se është bërë shumë i “devotshëm” ndaj punëve të shtëpisë, pasi është marrë me rregullimin e disa orendive dhe pajisjeve shtëpiake”.