Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj “Onima”: Më janë shitur të drejtat e autorit

Gjesti ka ndërmarrë hapa ligjorë duke dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë Onima, duke pretenduar shkelje të të drejtave të autorit. Artisti dhe avokati i tij kanë sqaruar se bëhet fjalë për një kontratë për të cilën ai nuk ka pasur dijeni dhe që, sipas tyre, përbën vepër penale.

Gjesti: “Sot e kemi bërë një kallëzim penal ndaj kompanisë Onima dhe asgjë s’po lypim më shumë as më pak, veç të drejtën time dhe të jem i lirë, asgjë tjetër, vetëm paratë e mia. Thjesht, për më shumë rreth kësaj, edhe avokati im”.

Avokati: “Siç tha edhe Gjesti, sot sapo e dorëzuam kallëzimin penal. Në bazë të ligjit për të drejtat e autorit, të gjithë e dimë që të drejtat ekonomike janë të drejta që i takojnë ekskluzivisht vetëm autorit. Gjesti na ka paraqitur një kontratë, në bazë të së cilës janë shitur të drejtat e autorit dhe aty figuron si palë nënshkruese edhe Gjesti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjesti asnjëherë nuk e ka nënshkruar atë kontratë, asnjëherë nuk ka qenë në dijeni të ekzistimit të saj dhe as që e ka parë më herët. Në bazë të Kodit Penal, këto veprime që gjenden në atë kontratë, si edhe pasojat që kanë derivuar prej saj, përbëjnë vepër penale që sanksionohet sipas Kodit Penal. Për këto arsye kemi paraqitur kallëzimin penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?