Gjiko dhe Melinda, publikojnë këngën e re “X5” (VIDEO)

Dyshja e famshme e showbizit shqiptar, Gjiko dhe Melinda Ademi, kanë publikuar këtë të dielë projektin e tyre të parë të përbashkët. “X5”, titullohet kënga e tyre e re. Për tekstin duket se janë përkujdesur të dy artistët, derisa pas gjithë këtij projekti qëndron studio e njohur “Redbox”, nën producimin e BigBang. Melinda njëherë ka marrë vëmendjen me stilin e veçantë dhe lëvizjet joshëse skenike që ka sjell edhe në këtë klip. Edhe pse ky është dueti i parë, reperët kanë arritur të krijojnë një projekt unik marrë parasysh interpretimin e tyre.

SHKARKO APP