“Gjithë jetën na dhurove të qeshura, por sot na trishtove”, Jul Deda mesazh prekës për ikjen e Koço Devoles

Aktori i humorit Julian Deda ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të kolegut të tij Koço Devole.

Në një postim në facebook, Deda vlerëson krijimtarinë dhe profesionalizimin e aktorit.

Deda: Sot na trishtove i dashur Koço. Gjithe jeten tende na dhurove kenaqesi, te qeshura dhe profesionalizem te larte ne ushtrimin e artit tend. Faleminderit per gjithçka mjeshter. Udheto i qete per ne boten tjeter, njerez si ti nuk harrohen kurre. U prehsh ne paqe Artist.

Regjisori, aktori dhe skenaristi shqiptar Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një beteje të gjatë në spitalin Infektiv me koronavirusin.

SHKARKO APP