Gjykata e Tiranës liron Stresin, reperi do të hetohet në gjendje të lirë

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur si ‘Stresi’, do të hetohet në gjendje të lirë. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Tiranës, duke u bazuar në kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi të njëjtën gjë për reperin e njohur.

“Stresi’” u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi u kap me disa persona të tjerë në një lokal të kryeqytetit, duke konsumuar kokainë.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, ‘Stresi’ ka pranuar se ka qenë duke konsumuar kokainë, por ka thënë se lënda narkotike nuk ishte e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?