”Gjyshja serbe i ka paluar 10 shqiptare”, familja e Sasës: Shprehje e gabuar nën presion emocional
Familja e Sasa Hodës, banores së ”Big Brother Kosova Vip 4”, ka dalë me një reagim të gjatë publik pas deklaratës që ajo bëri mbrëmë lidhur me gjyshen e saj. Ata synojnë të qartësojnë atë që e përshkruajnë si një keqkuptim të madh, i cili ka lindur nga një fjali e gabuar e thënë nga Sasa në një moment të ngarkuar emocionalisht. Në reagimin e tyre, familjarët nënvizojnë se shprehja që Sasa përdori ishte jo vetëm e pasaktë, por edhe e papranueshme, duke mos përfaqësuar aspak bindjet dhe vlerat e familjes.
Reagimi i plotë
Duam të sqarojmë një keqkuptim të rëndë që ka dalë nga një deklaratë e gabuar e bërë prej Sasës mbrëmë, lidhur me gjyshen e saj. Në një moment të papërshtatshëm dhe nën presion emocional ka përdorur një shprehje të pasaktë dhe të papranueshme, e cila nuk reflekton aspak realitetin dhe as vlerat e familjes tonë. E vërteta është se nëna dhe gjyshja jonë, pavarësisht prejardhjes së saj, ka qenë një grua që i ka shërbyer njerëzve me zemër të madhe.
Në kohë të vështira të luftës, ajo ka ndihmuar shumë familje në nevojë, ka ndarë bukë, ka ofruar strehë dhe mbështetje, dhe është e njohur nga i gjithë qyteti për humanizmin e saj. Asnjëherë nuk ka bërë ndonjë veprim që cenon dinjitetin apo jetën e kujtdo, përkundrazi ka qenë një shembull i vlerave njerëzore.
Deklarata e Sasës është keqkuptuar dhe kjo po shihet nga opinionet e qytetarëve dhe po tentojnë të prekin zemrat e shumë njerëzve duke i dhënë kahje tjetër deklaratës saj.
Përgjegjësia jonë është të vendosim të vërtetën në vend dhe të mos lejojmë që një fjali e gabuar të njollosë reputacionin e një gruaje që ka bërë vetëm mirë dhe për këtë mund të flasin njerëzit që e kanë njohur. Kurse humanizmi i saj është përcjellë edhe te Sasa të cilën poashtu njerëzit e njohin shumë mirë.
Shprehja ”paloj 10 shqiptare” ka qenë e thënë në kuptimin se gjyshja jonë ka pasur vlera sa dhjetë shqiptare, e jo në ndonjë kuptim tjetër të gabuar. Shpresojmë që ky sqarim të heq çdo keqkuptim dhe të rikthej respektin për figurën e saj, ashtu siç ajo realisht e ka merituar. Me respekt familja e Sasës.
KOHA JONË SONDAZH


