Grabitet sërish familja Kardashian

Rreth 6 muaj, pasi grabitjes së Kim Kardashian në Paris, një tjetër anëtare e familjes së famshme ka rënë pre e keqbërësve. Kendall Jenner i janë grabitur bizhu me vlerë 200 mijë dollarë në shtëpinë e saj në Hollywood Hills. Jenner thuhet se është larguar nga rezidenca e saj pasditen e së mërkurës dhe është rikthyer në shtëpi rreth orës 8 të darkës. Sapo ka hyrë në dhomën e gjumit, mëngjesin e së enjtes, Jenner ka zbuluar se mungonin bizhuteritë e saj dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.

 

 

SHKARKO APP