”Grammy Awards 2021”/The Weeknd del kundër dhe akuzon: Të korruptuar
Artisti The Weeknd ka reaguar pasi u la jashtë listës së nominimeve për ”Grammy Awards 2021”. Këngëtari 30-vjeçar bëri të njëjtin postim në rrjetet e tij sociale, Twitter dhe Instagram, disa orë pasi u shpallën të nominuarit për 63 çmime ”Grammy”.
“Grammy-t mbeten të korruptuar. Më detyroheni transparencë mua, fansave të mi dhe industrisë”,- shkruan ai.
Paçka suksesit që pati, albumi i fundit i The Weeknd, “After Hours” nuk arriti të nominohej. Kënga e tij “Blinding Lights”, e cila ishte në vend të parë në Billboard Hot 100 dhe në Top 10 për 40 javë, gjithashtu nuk arriti në listën e kandidatëve përfundimtarë për këngën e vitit.
Sipas një shkrimi nga TMZ, zyrtarët e Grammy-t i dhanë muzikantit një ultimatum midis dy eventeve, pra ai duhej të zgjidhte mes Grammy-t dhe performancës në Super Bowl 2021.