“Grammy Awards” injoron sërish The Weeknd

Organizatorët e “Grammy” kanë injoruar sërish The Weeknd, pasi nuk e kanë ftuar për të performuar apo të jetë prezent në ndarjen e çmimeve. Presidenti i Akademisë së Regjistrimit, Harvey Mason Jr konfirmoi lajmin se artisti nuk do të interpretojë në 63-vjetorin e eventit duke thënë se “jo se jam në dijeni të tij”.

“Tradicionalisht një përqindje e madhe e interpretuesve tanë kanë qenë të nominuar aktualë, por jo gjithmonë. Nuk ka një rregull të fortë dhe të shpejtë”, shtoi ai. Kujtojmë që pak javë më parë, artisti kanadez shpërtheu ndaj organizatorëve të eventit duke i konsideruar si të korruptuar.

Reagimi i tij erdhi pasi nuk mori asnjë nominim për albumin e tij “After Hours” që rezultoi shumë i suksesshëm. “Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës në industri. ”, shkroi asokohe artisti. Gjithashtu është përfolur se kënga e fundit “Save Your Tears” thumbon evenimentin pasi gjatë një momenti, The Weeknd përplas një trofe.

SHKARKO APP