“Gratë deputete” reagojnë ndaj reperit Gold Ag

 “Rasti i fundit është ai i një këngëtari të quajtur GOLD AG, i cili në një këngë, përdor fjalë të ndyra dhe në kundërshtim të plotë me etikën, godet personalitete publike dhe politike. Është veçanërisht shqetësuese gjuha denigruese ndaj grave në politikë, të cilat ngrenë zërin ndaj fenomeneve negative të shoqërisë”, thuhet në një komunikatë për medie të Grupit.

Një ditë më parë, deputetja e LDK-së, Alma Lama ka ngritur kallëzim penal ndaj reperit Gold AG për nxitje të urrejtjes fetare. Të hënën, këngëtari shqiptar nga Presheva, Arian Agushi, ka publikuar projektin më të ri muzikor “Shqiptar 2”, në të cilën përmend shumë personalitete publike politike dhe shoqërore.

SHKARKO APP