Gratë e familjes mbretërore, me perla në funeralin e Mbretëreshës. Ka një shpjegim

Më 19 shtator do të mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, dhe e gjithë bota po ta transmetojë live. Po ashtu, si këto ditë, edhe me datë 19, objektivi i shumë kamerave dhe fotografëve do të jetë përqendruar te veshjet e zonjave të familjes mbretërore dhe kuptimi i paraqitjeve të tyre.

Vajza e Mbretëreshës së ndjerë Princesha e Uellsit, Anne do të vendos perla, po ashtu edhe Kate dhe Meghan. Perlat shpesh quhen “bizhuteri zie”, një traditë që daton që nga koha e Mbretëreshës Viktoria.

Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Princit Albert, mbretëresha veshi të zeza për 40 vjet, të cilat i shoqëronte me bizhuteri të zeza ose pa ngjyrë si perlat. Perlat mendohej se përfaqësonin lotët dhe ajo i mbajti ato për gjithë pjesën tjetër të jetës. Princesha Diana u pa gjithashtu e veshur me perla në funeralin e Gianni Versace, duke vendosur një varg të vetëm të rruazave simbolike.

Mbretëresha Elizabeth II, në funeralin e Princeshës Diana

Princesha Lady Diana në funeralin e stilistit italian, Gianni Versace

SHKARKO APP