Gratë myslimane më të bukura në botë, vendin e parë e merr aktorja turke Erçel

Aktorja turke Hande Erçel ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Ajo është përzgjedhur edhe si gruaja më e bukur nga gratë myslimane në të gjithë botën. Erçel të cilën vitet e fundit e kemi parë përgjithësisht në seriale e komedi romantike, këtë herë ka nisur një rol në një produksion intrigues me subjektin e tij.

Edhe pse aktrimi i Hande si prokurore Leyla është diskutuar mjaftueshëm, mbi të gjitha, ajo u bën përshtypje shumë njerëzve me bukurinë e saj. Siç e dini, serialet turke kanë një treg shumë të madh jashtë kufijve. Aktorët kryesorë kanë miliona ndjekës të huaj. Një prej tyre është, pa dyshim, edhe Hande Erçel.

“Fill Gap”, një faqe e njohur globale, ndau emrat e grave më të bukura në botë. Në listën e fundit janë përfshirë 10 femrat më të bukura myslimane në botë. Në listën e Hande Erçel, të spikatur kanë qenë edhe emrat që vijnë pas saj.

Rawan bin Hussain u rendit e dyta në listë nga aktoret turke. Fahriye Evcen, sytë dhe buzëqeshja e së cilës janë vërtet joshës, është në vendin e 3-të të listës, ndërsa në vend të katërt, sërish një aktore turke, Meryem Uzerli.

SHKARKO APP